Pyetje të shpeshta.
Çfarë duhet të dish përpara se të aplikosh.
Si aplikoj për mentorim?
Kliko “Apliko tani” ose “Apliko për mentorim” në profilin e një mentori. Hapet një email me pyetjet e aplikimit. Plotëso përgjigjet dhe dërgoje te ekipi; aplikimi dorëzohet vetëm pasi ta dërgosh emailin.
Si zgjidhet mentori?
Sipas synimit, fushës, përvojës, stilit të komunikimit dhe disponueshmërisë. Përputhja varet nga mentorët aktivë.
A mund të zgjedh një mentor të caktuar?
Po. Kur aplikon nga profili, emri i mentorit plotësohet automatikisht si preferencë. Ekipi koordinon përputhjen sipas nevojës dhe disponueshmërisë; preferenca nuk garanton përputhjen.
Sa zgjat mentorimi?
Mund të zgjedhësh një takim të vetëm, mentorim afatmesëm rreth 6 muaj me një takim në muaj, ose mentorim afatgjatë prej një viti e më shumë. Orarin dhe angazhimin i dakordësoni së bashku.
Çfarë nuk është mentorimi?
Nuk është terapi, menaxhim performance apo garanci punësimi. Mentori udhëzon; vendimet dhe puna mbeten të tuat.
Kush e koordinon programin?
Ariona Jupi koordinon programin, Doren Calliku ofron mbështetje teknike, Emi Godo koordinon mentorët, Athina koordinon mentees dhe Olta Bici kujdeset për komunikimin dhe partneritetet.
Çfarë ndodh kur ka problem?
Kontakto ekipin në illyrianbrains@gmail.com. Ne ndihmojmë me pritshmëritë, komunikimin ose një mbyllje të rregullt kur bashkëpunimi nuk funksionon.
